Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh që me mëngjes të tijtë për listën e kandidadatëve


Kryeministri Rama ka mbledhur që në mëngjes të tijtë për të diskutuar mbi listën e deputetëve.

Takimet po zhvillohen te Vila 30 ku kreu i qeverisë do bëjë takime individualme drejtuesit e qarqeve mbi emrat e mundshëm që do garojnë  për PS-në në zgjedhjet e 11 majit.

Vendimi përfundimtar do merret në mbledhjen e kryesisë së PS-së më 12 mars, raporton Ora News.

Katër kryebashkiakë kanë treguar interes për të qenë pjesë e listës për deputet ndërsa kryeministri Rama mund të jetë në listë të hapur, megjithatë kjo gjë nuk është vendosur ende.