Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka njoftuar mbylljen zyrtare të rreth 5200 kontratave të USAID-it me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, që është afërisht 83% e progameve.
Rubio shkruan në X se kontratat e anuluara kishin shpenzuar dollarët e taksapagueësve amerikane në mënyra që jo vetëm nuk i kanë shërbyer SHBA-së po në disa raste edhe i kanë dëmtuar interesat amerikane.
Në fund ai falënderon departamentin e drejtuar nga Elon Musk, DOGE, dhe shton se kontratat e mbetura do administrohen në mënyrë më efektive nga Departamenti i Shtetit.
“Pas një rishikimi 6 javor ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin, (dhe në disa raste edhe dëmtuan) interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin, ne synojmë që 18% e mbetur e programeve që po mbajmë (afërsisht 1000) tani të administrohen në mënyrë më efektive nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtorë që punuan me orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike.” – shkruan Rubio.