Berisha prezanton koalicionin, cilat ishin pikat kyçe të programit qeverisës (e plotë)


Kreu i PD-së Berisha prezantoi sot koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që do garojë në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa nuk munguan batutat e ironia për kryeministrin Rama e qeverinë e tij, kryedemokrati paraqiti pikat kyçe të programit qeverisës të opozitës.

Ai vlerësoi partnerët e koalicionit kur tha se ai përfaqësonte elitën politike në vend dhe ka në përbërje patriotë, qëndrestarë e ekspertë të shquar.

Teksa akuzoi kryeministrin Rama për grabitjen e pasurive të vendit, keqpërdorimin e buxhetit, vjedhjen galopante me projektet instrukturore, Berisha prezantoi pikat kyçe të programit qeverisës.

Ai i ndau ato në disa drejtime me kryesoret që ishin rrijta e rrogave dhe pensioneve, ulja e taksave dhe çmimeve të energjisë e naftës, gazifikimi i vendit, projekte të reja për prodhim energjie, çlirimi i ekonomisë e rritja e konkurrencës, nxitja e prodhimeve shqiptare e kthimi i vendit në epiqendër të zhvillimit teknologjik, të inteligjencës artificiale e kriptomonedhave.

Koalicioni, përfaqësues i elitës politike

“Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. Tu drejtohem shqiptarëve në një moment historik të cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për tu ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë. Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet, për një Shqipëri të jetueshme, “Made in Albania”, madhështore, Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që inaugurohet sot para shqiptarëve përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e tij vajza e djem, burra e gra, qendrestarë të pamposhtur, patriotë, personalitete dhe ekspertë të shquar.”

Rama 12 vjet asnjë arritje, vodhi 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë

Në 12 vite qeverisje nuk u thotë dot shqiptarëve një arritje. Nuk u thotë dot për Tunelin e Llogarasë sepse shkruhet 50 mln të vjedhura me një dorë, as për Unazën sepse 13 km e fundit i ndau në 14 kontrata, as rrasat e gurit që ka shtruar nëpër qytete sepse ka vjedhur me to 10 fishin e çmimit. Ka mashtruar shqiptarët me ujë 24 orë, por situata është më keq se kurrë. U premtoi rritje pensionesh, ndërsa tani thotë nëse rritet pensioni aq Shqipëria shkon ën katastrofë. Në përfaqësojmë interesin kombëtar, ai përfaqëson njeriun që në 12 vite përzuri nga Shqipëria 45 përqind të shqiptarëve, njeriun e parë në Europë që i vuri sanksione Kosovës për llogari të Beogradit.

“Diaspora përbuzi të dërguarit e Ramës me 5 mbiemra”

“Prej dy muajsh PD dhe aleatët kanë bërë fushatën më të suksesshme elektorale jashtë vendit, angazhimi ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre, ka provuar një entuziazëm të paparë nga vitet 90- deri sot. 2025 do ta quajmë me të drejtë vitin e diasporës, e meritojnë plotësisht. Entuziazmi i tyre dhe vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje e për të votuar opozitën, dëshmi e dashurisë ndaj Shqipërisë demokratike të ligjit, qytetarëve të lirë dhe jo narkoshtetit. Përbuzja që diaspora i bëri Ramës në takime e detyroi të ndërpresë takimet, akoma më keq përzunë përfaqësuesit e tij me 5 mbiemra. Diaspora ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë. PD dhe aleatët nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë dhe padrinon e bandat e tij. Para shqiptarëve shkojmë kokulur sepse do të kërkojmë zemrën dhe mbështetjen e tyre, por ballëhapur sepse paraqesim një projekt qe Shqipëria se ka njohur kurrë më parë.”

Rritje rrogash, ulje taksash, naftë më e lirë, barna të kontrolluara

“Ndërtimin e Shqipërisë madhështore ne e nisim nga dhimbja e shqiptarëve. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro dhe rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Taksat do të kthehen në rroga dhe shërbime. Ne premtojmë kartën e konsumatorit. Ilaçet do jenë krejt të tjera. S’do shiten ilaçe që kanë çerek efekti, do jenë cilësore. Kjo është një qeveri e pashpirt. Këta përzunë gjitha kompanitë nga Tirana, i pushtuan vetë. Ne rrugët i ndërtuam me kompani të huaja, ndërsa këta ndërtojnë me Salillarin. Ilaçet i dominon Vil Manushi. Merr fund nafta me këtë çmim. Nafta s’do jetë asnjë qindarkë më e shtrenjtë se në Kosovë. Energjia do të ulet, do të jetë 7 lekë. Për biznesin, do të jetë 6 lekë. Pronarët dhe të përndjekurit brenda mandatit të parë do të marrin çdo qindarkë që iu takon.”

Shqipëria superfuqi rajonale energjetike

“Energjia elektrike do jetë 7 lek ose më lirë, me të gjitha përllogaritjet. Për biznesin do jetë tre herë më lirë sa është, 6 lek. Brenda madatit të parë do marrin çdo dëmshpërblim brenda mandatit të arë. Ne shkojmë me programin më të mirë ndonjëherë. Hapi tjetër është Made in Albania. Kudo ku kam shkuar, një vend më të begatë për pasuri nuk kam parë. Shqipëria është tokë e bekuar. Do bëjmë gjithçka që prodhimet shqiptare të bmbushin dyqanet e Shqipërisë dhe të eksportohen në botë. Shqipëria ka rezerva botërore kromi, nikeli, hekurnikeli, bakri. Vidhen e keqpërdoren nga mafia.Vendi ka një pasuri të pakufizuar në fushën e energjisë. Jemi vendi me ditët më të shumta me diell në rajon dhe që nga energjia diellore kemi vetëm 60 MgË. Panelet diellore do mbyllojnë çdo çati që i zoti i shtëpisë kërkon të instalojë. Do e bëjmë Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon.Po TAP-i? Kur fitoi TAP në një garë shumë të vështurë një nga shkaqet ka qenë Dumreja me depot e saj natyrale të boshatisura ku kriohen rezerva gazi për BE-në disa miliardëshe. Do gazifikojmë Shqipërinë.”­

Ringjallja e sektorit Made in Albania

Hapi tjetër është Made in Albania. Kudo ku kam shkuar, një vend më të begatë për pasuri nuk kam parë. Shqipëria është tokë e bekuar. Do bëjmë gjithçka që prodhimet shqiptare të bmbushin dyqanet e Shqipërisë dhe të eksportohen në botë. Shqipëria ka rezerva botërore kromi, nikeli, hekurnikeli, bakri. Vidhen e keqpërdoren nga mafia.

Shqipëria epiqendër e teknologjisë, inteligjencës artificiale e kriptomonedhave

“Shqipëria do bëhet epiqendër e zhvillimeve teknologjike, do jetë vendi i Inteligjencës Artificiale dhe kriptomonedhave. Të rinjtë shqiptarë do të punojnë në sektorin e High Tech, projekt që është tërësisht i realizueshëm. Ky projekt do kthehet realitet në mandatin e parë.”

“Kujtim jepja mustaqet se u çmend pas tyre” – Ironia me Ramën

Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapinj, paraqet brektosa, zhaba… Ku je Kujtim, jepja ato mustaqe, bëj diçka me to, se po çmendet pas mustaqeve tua. Unë dhe ti e njohim Kujtim, nga ana psikologjike, ia di ti arsyet pse. Një njeri që ka qeveris 12 vite dhe nuk iu thotë dot shqiptarëve një arritje. Edhe arritjet janë të nxira nga vjedhje të tmerrshme.

 

Partitë e koalicionit

  1. Partia e Lirisë – Kryetar Ilir Meta
  2. Partia Republikane – Kryetar Fatmir Mediu
  3. Partia Demokristiane – Kryetar Nard Ndoka
  4. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut – Kryetar Vangjel Dule
  5. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë – Kryetar Agron Duka
  6. Partia Kombëtare Konservatore Albania – Kryetar Kujtim Gjuzi
  7. Partia Emigracioni Shqiptar – Kryetar Kostaq Papa
  8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare – Kryetar Gjet Ndoj
  9. Partia Aleanca Europiane Ekologjike – Kryetar Sazan Guri
  10. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar – Kryetar Gjovalin Shqalshi
  11. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim – Kryetar Nikolin Staka
  12. Partia Lëvizja e Legalitetit – Kryetar Shpëtim Axhani
  13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Kryetar Ylber Valteri
  14. Partia Ora e Shqipërisë – Kryetar Zef Shtjefni
  15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare – Kryetar Mhill Gecaj
  16. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë – Kryetar Dhimtër Muslia
  17. Partia Fryma e Re Demokratike – Kryetar Sali Shehu
  18. Partia Bashkimi Liberald Demokrat – Kryetar Arian Starova
  19. Partia Balli Kombëtar Shqiptar – Kryetar Adriatik Alimadhi
  20. Partia Balli Kombëtar Demokrat – Kryetar Artur Roshi
  21. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar – Kryetar Selami Jenishehri
  22. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë – Kryetar Rivelino Çuno
  23. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare – Kryetar Muharem Doda
  24. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian – Kryetar Vasil Sterjovski
  25. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet – Kryetar Shpëtim Idrizi