“Do e kthejmë Shqipërinë në superfuqi energjetike rajonale, energjia 7 lek për familjet, 6 për biznesin” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha premtoi se qeveria e PD-së do e kthejë Shqipërinë në superfuqi energjetike.

Teksa po prezanton koalicionin për zgjedhjet e 11 majit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ai tha se energjia elektrike do jetë 7 lekpër kilovat për familjet e 6 lek për biznesin.

Berisha theksoi se vendi do shfrytëzojë maksimalisht burimet ujore, diellore dhe të erër për prodhimin e energjisë. Ndër premtimet e tjera ai përmendi edhe gazifikimin e vendit si dhe kthimin e tij në depot ë gazit për vendet e BE-së.

“Energjia elektrike do jetë 7 lek ose më lirë, me të gjitha përllogaritjet. Për biznesin do jetë tre herë më lirë sa është, 6 lek. Brenda mandatit të parë do marrin çdo dëmshpërblim të përndjekurit. Ne shkojmë me programin më të mirë ndonjëherë. Hapi tjetër është Made in Albania. Kudo ku kam shkuar, një vend më të begatë për pasuri nuk kam parë. Shqipëria është tokë e bekuar. Do bëjmë gjithçka që prodhimet shqiptare të bmbushin dyqanet e Shqipërisë dhe të eksportohen në botë. Shqipëria ka rezerva botërore kromi, nikeli, hekurnikeli, bakri. Vidhen e keqpërdoren nga mafia.

Vendi ka një pasuri të pakufizuar në fushën e energjisë. Jemi vendi me ditët më të shumta me diell në rajon dhe që nga energjia diellore kemi vetëm 60 MgW. Panelet diellore do mbyllojnë çdo çati që i zoti i shtëpisë kërkon të instalojë. Do e bëjmë Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon. Po TAP-i? Kur fitoi TAP në një garë shumë të vështurë një nga shkaqet ka qenë Dumreja me depot e saj natyrale të boshatisura ku krijohen rezerva gazi për BE-në disa miliardëshe. Do gazifikojmë Shqipërinë.”­ – tha Berisha.