Greva në aeroporte gjermane, qindra fluturime të anuluara, punëtorët kërkojnë rritje page


Qindra fluturime janë anuluar në të gjithë Gjermaninë pasi punonjësit e aeroporteve janë përfshirë në një grevë mbarëkombëtare për shkak të pagave, duke shkaktuar kaos për udhëtarët ajror. Aksioni i udhëhequr nga sindikata Verdi filloi papritur të dielën në aeroportin e Hamburgut dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Pasagjerët në Frankfurt, Mynih, Berlin dhe aeroporte të tjera kryesore janë këshilluar të shmangin udhëtimet, pasi operacionet janë ndalur rëndë. Aeroporti i Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, njoftoi se pasagjerët nuk do të mund të hipnin në fluturime dhe transferimet do të preken “pothuajse me siguri”.

Verdi, sindikata që përfaqëson punonjësit e sektorit publik dhe të transportit, është në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me autoritetet mbi pagat dhe kushtet e punës./BBC