Në Komisionin e Medias, sot u zhvillua seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionin Shqiptar, pas shkarkimit nga Kuvendi të këshillit që ishte në detyrë pak kohësh.
Sot prezantuan platformën e tyre 23 kandidatë, ndërsa 309 të tjerë do të dëgjohen nesër. 3 kandidatë që ndodhen jashtë shtetit do të kenë mundësi ta paraqesin programin e tyre online.
Mes emrash të pranishëm në dëgjesë ishin personalitet nga bota e artit, juristë, teknikë ekonomistë etj. Disa prej tyre janë edhe persona me karrierë të gjatë në RTSH, si Edmond Zhulali, Alfons Zenelaj, Bardhyl Sejdarasi, Ermal Mulosmani, apo edhe vajza e skulptorit Odhise Paskali.
Theksin, kandidatët e vunë tek nevoja për një frymë të re nga RTSH, digjitalizimi, pavarësia politike por edhe nevoja për sa më shumë programe në dobi të publikut.
Një prej kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Agim Bajko tha se “periudha 20-vjeçare në median e shkruar e elektronike janë një bagazh mjaft i çmuar për këtë post për të cilin kandidoj”.
Ndërsa kandidati tjetër Alfons Zeneli u shpreh se “kontributi im në këtë këshill do të jetë efikas për shkak të eksperiencës së gjatë që kam në RTSH duke pasur parasysh gjithë ato kanalet, labirintet sesi funksionojnë punët në televizion”.
Duke folur për arsyet e kandidimit për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Alket Braho theksoi se “besoj se i përmbush kriteret në aspektin formal, por nuk është se kjo arsyeja domethënëse”.
“Besoj se me formimin tim profesional mund të jap kontributin tim të rëndësishëm për transmetuesin publik në Shqipëri. RTSH ka pasur dhe duhet të ketë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe edukimin e qytetarëve dhe promovimin e traditave tona të kulturës dhe identitetit kombëtar”, u shpreh ai.
Kandidati Arben Derhemi tha se “disa prej pikave kryesore që mendoj se duhet të ndryshojnë në RTSH janë pika që kanë të bëjnë me artin kulturën filmin në përgjithësi, prodhimin nga ana e një të televizioni të tillë, që duhet të japë llogari për një publik të tërë dhe paanësinë politike, profesionale të atij televizioni. Një pikë tjetër është zhvillimi i atij televizioni nga ana e cilësisë së programeve, të cilët edukojnë një popull të tërë dhe një rini të tërë, të cilën duhet ta kemi shumë parasysh se është një televizion që në fund të fundit jep llogari para një publiku të tërë, ndaj quhet RTSH”.
Anila Varfaj, një tjetër kandidate për anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH-së tha se “RTSH ka disa mangësi, pasi politika editoriale deri diku ka qenë jo gjithëpërfshirëse. Një ndër gjërat do theksoja nevoja për të qenë spektri i humorit, digjitalizimi dhe së treti doja të ndaloja tek një aspekt i pakundërshtueshëm që është orkestra e RTSH, e cila mund të bëjë që ky institucion të njihet jo vetëm institucionalisht, por edhe ndërkombëtarisht”.
Seanca dëgjimore me kandidatët e tjerë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH do të zhvillohet ditën e nesërme.
Lista e 68 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH
- Agim Bajko
- Alfons Zenelaj
- Alket Braho
- Anila Varfaj
- Anna Kove
- Arben Derhemi
- Arben Lami
- Arben Muça
- Arian Syknej
- Arjan Çuliqi
- Artan Maku
- Artan Reçi
- Artur Zonja
- Bardhyl Sejdarasi
- Besnik Bisha
- Belioza Çoku
- Blerti Delija
- Bujar Kapexhiu
- Durim Neziri
- Drita Avdyli
- Edmond Zhulali
- Elton Kadisi
- Enio Civici
- Erjona Kakeli
- Erion Prendi
- Ermal Mulosmani
- Fatjon Hoxhalli
- Floriana Paskali
- Gaspër Marku
- Genc Tomço
- Harilla Koçi
- Henri Muça
- Hilda Gorica
- Hysni Gurra
- Irena Myzeqari
- Jonid Jorgji
- Kastriot Çaushi
- Kristo Thoma
- Kristaq Pilo
- Kleart Duraj
- Klaudio Pulaha
- Laureta Roshi
- Lorenc Vangjeli
- Malvin Kaçaj
- Melsi Qirici
- Merita Fanku
- Olimpjon Shurdi
- Olsi Abazi
- Osman Mula
- Pano Xhixho
- Petrit Beci
- Rafaela Marteta
- Raimond Cimbi
- Rajmonda Bulku
- Rezear Xhaxhiu
- Rita Gjeka Kacarosi
- Rita Xheka Kacarosi
- Robert Budina
- Rozeta Feri
- Saimir Bakalli
- Silvja Gjepali
- Sokol Gjoshi
- Thanas Goga
- Valbona Lasku
- Xhelil Aliu
- Ylljet Aliçka
- Zamir Kokonozi
- Zylyftar Bregu