Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi pas mbledhjes në parti se nuk do të bashkëpunojë me partinë në pushtet dhe se as nuk kanë pasur ndonjë takim me partitë e tjera.
“Më lejoni që para jush të shprehi pozicionet tona të LDK-së, duhet të qartësojë para medieve që nuk kemi pasur asnjë takim prej asnjëres prej partive sidomos me partinë në pushtet, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta”, tha Abdixhiku.
Ai poashtu tha se nuk pranojnë të hyjnë në një qeveri ku LDK-ja nuk e ka pozitën e kryeministrit.
“Poashtu qëndrimi ynë elektoral dhe paraeleoktral ka qenë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa poziten e kryeministrit, poashtu LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, pa zgjidhjen e çështjes bazike të presidentit që përcakton zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovës. LDK nuk bëson se do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare. Nuk do të përsërisim gabimin paraprak të futjes në qeveri afatshkurtra e më pas për të marrë rezultatet jo të favorshme. Në besojmë se i takon të parit që të nisë afatet kushtetuese, vendit i duhet stabilitet insitucional, i duhet qeveria e Kosovës i duhet parlamentiti”, tha kreu i LDK-së.