Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PS, Berisha: Harasanit duhet t’i kërkoni ndjesë që e përzutë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalë në Parlament pas një minute heshtjeje në nder të ish-deputetit socialist Andis Harasani, i cili u nda nga jeta.

Berisha vlerësoi figurën e Harasanit, duke e cilësuar atë si një politikan të ri, të shkolluar dhe të përfshirë në proceset demokratike që nga fillimi. Megjithatë, ai akuzoi Partinë Socialiste dhe “Rilindjen” për përjashtimin e tij nga politika.

Lideri i opozitës tha se Harasani mbeti besnik i parimeve të tij deri në fund, duke e cilësuar si një patriot dhe socialist të ndershëm.

Ai u shpreh se ndjesa ndaj tij duhet të vijë jo vetëm për respektin ndaj figurës së Harasanit, por edhe për mijëra socialistë që prisnin këtë reflektim nga qeveria.

Mendoj se aktet e nderimit, duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andi Sarasiani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju  përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë.

E kam nderuar me bindje të plotë me të që thashë, se një politika që riuninë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale. Por e kam nderuar si socialist besnik i atyre parimeve që besonte, deri në ditën e fundit. Një patriot. Një njeri që nuk pranoi të bënte kompromis, me të keqen, siç bëtë ju. Prandaj duhet të kërkoni ndjesë”, tha Berisha.