Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në portin e Durrësit 51-vjeçari italian


Një 51-vjeçar nga Italia është vendosur në pranga në portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Antonio Goffredo u kap teksa po tentonte të udhëtonte drejt Italisë, njoftoi sot policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës”, thuhet më tej në njoftim.

Vijon puna për ekstradimin në Venezuelë.