Më 10 mars 2025, një cisternë nafte dhe një anije kontenierësh u përplasën në ujërat e Humber Estuary, në brigjet e Yorkshire, përcjell Daily Mail.
Cisterna amerikan MV Stena Immaculate, që ishte e ankoruar, u godit nga anija portugeze MV Solong, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr masiv.
Më shumë se 30 persona janë shpëtuar, por ende ka paqartësi mbi numrin e të humburve. Priten hetime për shkakun e përplasjes, ndërsa specialistët po shqyrtojnë mundësinë e një katastrofe mjedisore për shkak të rrjedhjes së karburantit në det.