Rama: 1000 persona të angazhuar që punojnë çdo ditë për negociatat


Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve është procesi i integrimit evropian dhe rëndësia e zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se aktualisht janë të angazhuar 1000 persona dhe 40 grupe negociatore që punojnë çdo ditë për ecurinë e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Janë 1000 persona të angazhuar që punojnë çdo ditë për negociatat. 40 drejtues të grupeve negociatore dhe një strukturë e cila është bazë e suksesit të negociatave.

Dhe qoftë edhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatine 4 PS me një mbështetje si kurrë më parë që të mbyllim procesin e të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse do të humbim muaj dritarja do të mbyllet dhe nuk dimë se kur rikthehet në axhendë anëtarësimi.”