Trump “ngrin” kritikët: Elon Musk ka bërë punë të shkëlqyer


Presidenti amerikan Trump hodhi poshtë pretendimet e kundërshtarëve se kishte fërkime mes tij dhe kreut të Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), Elon Musk.

Trump i dha Musk besimin e tij, pavarësisht se kundërshtarët pretendonin se ai po e “tejkalonte”, shkruan Breitbart.

“Shikoni, demokratët thonë se Elon Musk dhe DOGE po i tejkalojnë kufijtë e tyre. ke të drejtë. Ajo që Elon Musk dhe DOGE kanë mundur të zbulojnë është e pabesueshme”, tha prezantuesja Maria Bartiromo.

“Gjysma prej nesh as nuk e kuptuan.”

“Ndalo pak këtu”, e ndërpreu Trump.

“Ajo që ai ka bërë është e pabesueshme. Elon ka gjetur qindra miliarda dollarë kontrata të rreme. Dhe i lexova, vetëm një pjesë të vogël të tyre. Operacione transgjinore në minj, paratë që ata po shpenzojnë për të gjitha këto gjëra. E gjithë kjo është një mashtrim.”

Ai vijoi më tej: “Dhe në fund do zbuloni se paratë që ata dërguan u kthehen shumë njerëzve që i kanë bërë ato marrëveshje. Ajo që ai ka bërë gjithashtu i ka bërë njerëzit të kuptojnë se sa njerëz duhet të shkarkohen sepse normalisht, ju  mund të thoni shkurtoni 4% të fuqisë punëtore. Ai tha se duhet shkurtuar 50%, 60%, 70% – kjo është një gjë e madhe. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer.”