Është shtyrë seanca paraprake për vrasjen e Martin Canit, i cili u qëllua për vdekje me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
I akuzuar për krimin është bashkëmoshatari i Canit, Mario Përlleshaj,i cili akuzohet gjithashtu edhe për plagosjen e një tjetër bashkëmoshatari.
Pas shtyrjes së seancës, e ëma e Martin Canit kërkoi drejtësi dhe që seanca të mbahet me dyer të hapura.
“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi”, tha ajo, raporton për News24 gazetarja Klodian Lala.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor në Tiranë.