Ish-presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u arrestua në aeroportin e kryeqytetit Manila, “Ninoy Aquino” të martën pas një urdhri nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila po e heton atë për krime kundër njerëzimit, shkruan Fox.
Duterte, 79 vjeç, u çua në paraburgim në aeroportin e Filipineve pas udhëtimit të tij në Hong Kong, raporton Associated Press.
ICC ka hetuar “vrasjet masive që ndodhën nën goditjen brutale të ish-presidentit kundër drogave të paligjshme,” tha AP përmes zyrës së Presidentit Ferdinand Marcos.