Botërori 2026, Shqipëria e nis me Anglinë në Londër, Sylvinho i jep dorën e fundit listës


Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho po i jep dorën e fundit listës së lojtarëve të grumbulluar për kualifikueset e Botërorit 2026. Në grupin e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Anglia, Serbia, Letonia e Andorra me ndeshjen hapëse që kuqzinjtë e kanë ndaj Anglisë më 21 mars në Londër.

Pritet që me kuqezinjtë të jetë edhe lojtari i U21 të Kosovës  Etnik Brruti, i cili zgjodhi të luajë me kombëtaren shqiptare, një vendim që shkaktoi jo pak zhurmë në Kosovë.

Probleme me dëmtimet kanë ende Ardian Ismajli, Mario Mitaj e Rey Manaj thirrja e të cilëve do vendoset pak para shpalljes së listës.

Ndërkohë Armando Broja, Elseid Hysaj e Indrit Tuci, të cilët janë të dëmtuar.