Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Beograd.
Sipas medias serbe Telegraf.rs ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Vuçiç. Vizita në Beograd është e dyta e Donald Trump Jr në gjashtë muajt e fundit.
Ai ishte në Beograd në mes të fushatës presidenciale të babait të tij, në fund të shtatorit të kaluar. Donald Trump Jr është një biznesmen amerikan, djali i presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara dhe zëvendës president ekzekutiv në Organizatën Trump.
Pak javë më parë ai vizitoi Groenlandën, pasi presidenti amerikan deklaroi se SHBA-ja do bëjë çmos që ta marrë, pasi e konsideron jetike për sigurinë e saj.