Elon Musk: Adresat IP me origjinë në Ukrainë kryen ‘sulmin masiv kibernetik’ ndaj X (Video)


Elon Musk pretendoi se adresat IP të lidhura me një “sulm kibernetik masiv” në X, që shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme gjatë të hënës, e kishte origjinën në Ukrainë, shskruan Breitbart.

Në një intervistë me prezantuesin e Fox Business, Larry Kudlow, Musk pranoi se ata ende “nuk ishin të sigurt saktësisht se çfarë ndodhi”.

“Kishte një sulm kibernetik ndaj X sot, i cili e mbylli atë dhe mund të ketë qenë me burim të huaj,” tha Kudloë.

“Është një çështje me rëndësi, mund të na jepni disa të dhëna më shumë?”

“Ne nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht,” u përgjigj Musk.

“Por pati një sulm masiv kibernetik në përpjekje për të rrëzuar sistemin e X, me adresa IP me origjinë nga zona e Ukrainës.”

Lucas Nolan i Breitbart News raportoi se ndërsa “një grup i njohur si “Ekipi Stuhia e Errët” mori përgjegjësinë për sulmet” në platformën e mediave sociale, kjo “nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur”.

Spekulimet për shkakun e ndërprerjeve filluan të qarkullojnë, me disa përdorues që sugjeruan se X mund të jetë objektivi i një serie sulmesh të shërbimit të shpërndarë (DDoS).

Këto sulme përfshijnë vërshimin e një faqeje interneti ose shërbimi me një sasi të madhe trafiku, duke e bërë atë të paarritshëm për përdoruesit.

Në një postim në X, Musk zbuloi se “kishte një sulm masiv kibernetik kundër X”, duke shtuar se platforma e mediave sociale “sulmohet çdo ditë”.

Por kjo u bë me shumë burime, shpjegoi Musk.

“Ose një grup i madh, i koordinuar dhe/ose një vend është i përfshirë.”