GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke e shpallur fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.
Bllako u dënua me katër vite heqje lirie, por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i zbritet dënimi në 2 vite e 8 muaj burg.
Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Bllako shpallet fajtor për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagese prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos.