Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist i Matit Agron Malaj, pritet të kandidojë për deputet


Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj.

Malaj ka dorëzuar kërkesën ditën e sotme (11 mars), teksa nesër mblidhet Këshilli Bashkiak për miratimin e saj.

Malaj ka qenë një nga emrat potencialë për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Mbledhja do të zhillohet nesër (12 mars) në porën 10:00 në bashkinë e Matit dhe do të ketë në rend të ditës “miratimin e kërkesës për dorëheqje të Malajt” dhe “zgjedhjen e nënkryetarit të bashkisë për vijimin e detyrave”.

Një nga emrat e përfolur për deputet nga radhët e kryebashkiakëve është edhe Ervin Demo në Berat, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut, që automatikisht përfshihet edhe në listat e mbyllura.

Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda e Republikës, Agron Malaj nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.

Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Prej vitit 2019 mban detyrën si kryebashkiak i Matit në dy mandate.