Kryeministri Rama kërkoi votën në zgjedhjet e 11 majit për të integruar vendin në BE.
Në bashkëbisedimin me komentuesit në Facebook, kreu i qeverisë tha se për shkak të lëvizjeve të mëdha gjeopolitike, Shqipëria ka një mundësi të artë për t’u futur në BE shumë më shpejt nga sa do ndodhte zakonisht.
“Në duhet unitet përtej partive, lidership, qëndrueshmëri, të gjitha të tjerat janë dokrra hini. Është kohë ekzistenciale për të gjitha vendet, në kohë ekzistenciale për Evropën. Ka lëvizje gjeopolitike të mëdha në gjithë globin. Kjo është një dritare mundësie që na është hapur për t’u afruar e integruar në BE. Kemi kalendarin më ambicioz në historinë e integrimit për të mbyllur të gjitha proceset brenda 2027-ës. Është një çast kur fati po i buzëqesh kombit shqiptar. T’i lëmë jo po Kujtim Gjuzin, jo po aleancën madhështore, jo jam i majtë, jo jam i djtahtë. Ka vetëm një rrugë, Shqipëria në BE. Larg qoftë të fitojë PD-ja.” – tha Rama.