Një 54-vjeçar është arrestuat në Elbasan pasi dyshohet se i vodhi makinën “Range Rover” të vëllait. Fillimisht 52-vjeçari me iniciale L.H. kishte denoncuar vjedhjen e makinës që e kishte parkuar në rrugën “Beqir Dardha”.
Pas hetimeve efektiviët kapën në flagrancë të vëllanë e denoncuesit, 54-vjeçarin me iniciale T.H.
Në Cërrik janë ndaluar dy vëllezër pasi kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta pas një konflikti për motive të dobëta. Në pranga ranë 55-vjeçari me iniciale A.M. e 48-vjeçari me iniciale I.M.