Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një protestë duke kërkuar rritjen e rrogave dhe kushte më të mira pune.
Ata thonë se sipas kontratës, rroga duhet të ishte rritur që në muajin janar.
Përveç rritjes së pagës ata kërkojnë edhe shtesën prej 4% të inflacionit. ndërsa thontë se kompania “Albchrome” do t’i detyrojë që të punojnë edhe të shtunave.
Punëtorët kanë pohuar se sindikatat nuk i përfaqësojnë pasi janë palë me qeverinë dhe nuk po mbrojnë interesat e tyre.