Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të rivendosin menjëherë shkëmbimin e inteligjencës dhe ndihmën e sigurisë për Ukrainën, sipas një deklarate të përbashkët mes dy vendeve, përcjell BBC.
Ukraina gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të pranuar një propozim amerikan për një armëpushim 30-ditor me Rusinë, pas bisedimeve të mbajtura në Arabinë Saudite.
Zyrtarët e lartë nga SHBA dhe Ukraina, përfshirë Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio, Këshilltarin për Siguri Kombëtare Mike Waltz, Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Andrii Sybiha dhe Shefin e Zyrës Presidenciale Andriy Yermak, janë angazhuar për orë të tëra në këto negociata në Jeddah.
Sipas analistëve për Ukrainën këto bisedime janë një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Donald Trump.
Ndërkohë, në Rusi, një sulm me dron gjatë natës ka vrarë tre persona në rajonin e Moskës. Autoritetet ruse e kanë cilësuar këtë si sulmin më të madh me dron që nga fillimi i luftës.