Një 18-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë e Tropojës, pasi akuzohet për plagosjen e një 45-vjeçari.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Gjakovës.
Njoftimi
“Tropojë/Informacion paraprak. Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”