Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian ka kërkuar largimin nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Partia e drejtuar nga Vasil Sterjovski i është drejtuar me kërkesë zyrtare KQZ-së për ç’regjistrimin e saj nga koalicioni me Berishën, shkruan Shqiptarja
Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË
Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
I nderuar z. Celibashi,
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
Me respekt
Kryetari i partisë
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.