Gjyqi me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, u shty sërish, ku sipas burimeve mediatike, vendimi do të shpallet nesër (të enjten) në orën 10.00.
Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.
Por prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash, i cili që prej arrestimit këto akuza i ka mohuar.
Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore .
Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj.
Heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë të mërkurë.