Dikur shpresa më e madhe e Evropës, prodhuesi i baterive Northvolt shpall falimentin në Suedi


Prodhuesi i baterive Northvolt ka shpallur falimentimin në Suedi, duke mbyllur rënien e një kompanie që dikur konsiderohej si shpresa më e madhe e Evropës për të konkurruar në një industri të mbizotëruar nga Kina, shkruan FT.

Kompania industriale suedeze, e mbështetur nga Volkswagen, Goldman Sachs dhe BlackRock, tha të mërkurën se nuk ishte në gjendje të siguronte financim për të vijuar punën dhe një administrues i besuar i caktuar nga gjykata do merrej me shitjen e aseteve.

“Kjo është një ditë tepër e vështirë për të gjithë në Northvolt. Ne kishim vendosur të ndërtonim içka novatore, për të nxitur ndryshime të vërteta në bateritë, makinat elektrike dhe industrinë më të gjerë evropiane dhe për të përshpejtuar kalimin drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme,” tha Tom Johnstone, kryetari i përkohshëm i Northvolt.

Falimentimi shënon një fund turpërues për një kompani që mori rreth 15 miliardë dollarë nga investitorët dhe qeveritë në një teknologji thelbësore për automjetet elektrike, ku Evropa po përballet me konkurrentë me vendet aziatike si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.