Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi i ka ofruar 50 euro punonjësit të policisë pasi u ka duke drejtuar mjetin pa patent.
I riu lindur në Fier e banues në Greqi u ndalua në rrugën “Vangjel Pandi” nga efektivët e repartit “Shqiponja” dhe pas verifikimet doli se nuk kishte dokumente për drejtimin e mjetit.
Në Dibër është prangosur një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur me grusht efektivin e policisë pas gjobës për parkimin e gabuar.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K. H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë.
Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K. H.. Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.
Policia e Sarandës vijon përkushtimin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë rrugore, duke goditur çdo tentativë për shkelje apo korrupsion.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.”
Njoftimi
“Goditi me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Eriol Çela, 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar, ka goditur me grusht, një punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”