Myslym Zeneli zgjidhet kryebashkiak i komanduar i Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt


Majtas Myslym Zeneli, djathtas Agron Malaj

Këshilli Bashkiak i Matit ka zgjedhur Myslym Zenelin si kryebashkiakun e komanduar të bashkisë pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili kandidon në zgjedhjet e 11 majit në radhët e PS-së në qarkun Dibër.

Zeneli mori 19 vota kundrejt 1 vote që shkoi për Flutura Bibën.

Lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit pritet të shpallet në Asamblenë që do mblidhet sot në orën 19:00.