Ekipet në Uashington, D.C., kanë filluar heqjen e muralit “BlackLives Matter ” të qytetit, një simbol i protestave të vitit 2020 kundër vrasjes së George Floyd, pasi një projektligj republikan kërcënoi fondet e qytetit.
Në qershor 2020, qyteti pikturoi frazën “Black Lives Matter ” në trotuar me shkronja të mëdha, të verdha që mbulojnë dy blloqe në Rrugën 16, rreth 400 nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Npr.
Në vitin 2021, kryebashkiakja Muriel Bowser tha se murali do bëhej i përhershëm për të përkujtuar protestat. Por javën e kaluar, përfaqësuesi republikan Andreë Clyde, prezantoi një projektligj që kërkonte që qyteti të hite muralin dhe ta riemërtonte zonën Liberty Plaza, ndryshe do humbiste fondet federale.
Floyd u vra në vitin 2020 nga ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin. Vdekja e Floyd ndezi demonstrata mbarëkombëtare atë verë, me lëvizjen Black Lives Matter që u themelua pak më vonë duke trazuar SHBA-në pak muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti amerikan asokohe Donald Trump dhe republikanët e akuzuarn lëvizjen Black Lives Matter dhe Antifa-n që lindi thuajse në të njëjtën kohë si të frymëzuar nga e majta radikale në zbatim të axhendave “woke” e ato liberale kundër shoqërisë amerikane dhe se po përdoreshin për të goditur institucionet amerikane duke favorizuar mbështetësit e këtyre organizatave, demokratët.