Nis mbledhja e Partisë Socialiste, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë 


Në selinë rozë po zhvillohet mbledhja e Partisë Socialiste, teksa na ndajnë më pak se 10 orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së ka mbërritur në seli, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Rama do të zhvillojë bisedime me të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, më vete.