Sot në mesditë Apeli vendos për Veliajn


Pas një seance pa vendim që zgjati mbi 7 orë, sot në mesditë pritet që Apeli i Gjykatës së Posaçme të marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit.

Shtyrja e vendimit erdhi pasi avokatët e Veliajt, Ermir Beta e Artur Selmani, kërkuan kohë për t’u njohur me provat shtesë të paraqitura nga SPAK.