Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një ekip negociatorësh nga SHBA është aktualisht në rrugë për në Rusi për të diskutuar një propozim për armëpushim në Ukrainë.
“Shpresojmë që të arrijmë një armëpushim nga Rusia… kjo do të ishte 80% e rrugës drejt përfundimit të këtij gjakderdhjeje të tmerrshme,” tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin irlandez, përcjell BBC.
Të martën, Ukraina pranoi një armëpushim 30-ditor pas bisedimeve me Shtetet e Bashkuara – takimi i parë zyrtar midis dy vendeve që prej përplasjes publike mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky theksoi se “gjithçka varet nga Rusia”, duke i bërë thirrje Moskës të përgjigjet ndaj propozimit amerikan.
Nga ana tjetër, Kremlini ka deklaruar se do të presë të informohet nga zyrtarët amerikanë përpara se të japë një koment zyrtar, duke shtuar se është “duke studiuar deklaratat”.
Ndërkohë, sulmet ndaj Ukrainës kanë vazhduar gjatë natës, sipas autoriteteve në Kiev. Lajmet vijnë mes raporteve se Rusia ka rifituar kontrollin mbi pjesë të rajonit Kursk, të cilin më herët e kishte humbur ndaj forcave ukrainase.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa bota pret të shohë nëse bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA do të sjellin një përparim në konfliktin që ka zgjatur prej më shumë se dy vitesh.