Një automjet ka dalë nga rruga në Bulqizë.
Nga aksidenti ka humbur jetën një nga pasagjeret që ndodhej në makinën e drejtuar nga shtetasi E.Z.
Në automjetin e aksidentuar kanë qenë katër pasagjerë të cilët janë dërguar në spitalin e kryeqytetit për ndihmë të specializuar mjekësore.
“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.