Basha: I paralajmërova një vit më parë ata që janë zhgënjyer sot në PD, të na votojnë ne


Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha u bëri thirrje demokratëve të zhgënjyer që të votojnë Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se i kishte paralajmëruar shumë prej tyre kohë më parë ndërsa shtoi se ai e ka mbajtur premtimin e dhënë shqiptarëve për lista të hapura.

“Cilido nga qytetarët shqiptarë zgjedh kandidatin apo kandidaten që do. Dhe jo një listë civilësh dhe shërbëtorësh të kryetarit. Pra kush merr një votë më shumë futet në listën e fituesit dhe në mbajtëm premtimin e dhënë para një viti, vendosni ju, qytetarët shqiptarë me votën e tyre. Këto orë kam parë edhe reagimet e dashamirësve dhe kritikëve tanë dhe atyre që kanë qenë viktima të shpifjeve, në kontrast me ne, që janë njerëz që shërbejnë dhe jo ndaj demonstrimeve, flas për demokratë të vërtetë që i kanë qëndruar joshjeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si intelektualë, profesorë dhe në shërbim të qytetarëve. Sot është një ditë lehtësimi dhe rivendikimi për të gjitha ata që së bashku kemi qëndruar një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që Demokratët Euroatlantikë të mos ekzistonin dhe të mos kandidonin, nga Rama dhe alibia e tij (Berisha). Ne nuk jemi në këtë kauzë të madhe për t’i shërbyer interesave të vogla, por qytetarëve shqiptarë dhe me këtë listë e përfaqësojmë më mirë”, tha Basha.