“Dua t’u jap në 2030-ën pasaportën evropiane, më votoni përtej së majtës e të djathtës” – Rama


Kryeministri Rama tha sot se kërkon tafusë Shqipërinë në BE brenda vitit 2030 dhe për këtë duhet që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.

Ai u kërkoi votën shqiptarëve teksa po bisedonte me komentuesit në Facebook duke theksuar se integrimi është një çështje përtej së majtës e të djathtës.

“Pasaporta që dua t’u jap në vitin 2030 është pasaporta evropiane. Kush do të punojë për atë pasaportë, imjatë i djathtë të vijë këtu, e ka vendin te PS-së, as me këënetën dhe as në kënetë. Që të mbyllen negociatat në  2027-ën duhet të na jepni më 11 maj një mandat total. Nëse do votoni për PS-në duke qenë demokrat, atëherë do thani kënetën. Mua s’më mundni dot, po nëse doni që të zgjoheni dhe të keni ndonjë mundësi atëherë duhet të thani kënetën. Mua s’më mundni dot, as PS-nës’’e mundni dot, s’ka ndonjë problem në fakt sepse në Suedi që është kulmi i demokracisë e majta ka qëndruar në pushtet disa dekada. PD-ja është kali i ngordhur dhe nëse doni ta kuptoni atëherë duhet të lexoni teorinë e kalit të ngordhur.” – tha Rama.