Hashim Thaçi në Kosovë, merr leje për të vizituar të atin e sëmurë


Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar në Kosovë për të vizituar të atin që ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie pasi ka marrë lejen nga Gjykata Speciale.

Thaçi ndodhet i burgosur në Hagë ku po gjykohet për veprimtarinë e tij gjatë luftës së pavarësisë në Kosovë në vitet 1998-1999.

Përveç tij po gjykohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli.