Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur për disa orë në një zonë të panjohur për ta, janë gjetur nga Policia e Gjirokastrës.
Turistët po eksploronin zonën malore të Labovës së Madhe, në Bashkinë e Gjirokastrës, kur humbën orientimin.
Pas marrjes së sinjalizimit, Policia e Gjirokastrës aktivizoi menjëherë një skuadër të forcave “Shqiponja” për kërkim-shpëtimin e tyre.
Falë komunikimeve telefonike me personat që kërkuan ndihmë, u arrit të lokalizohej vendndodhja e tyre dhe të realizohej shpëtimi.
Sipas burimeve policore, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen drejt qytetit të Gjirokastrës.