Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, që ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ka zhvilluar sot takime me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Ajo ka biseduar me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurorin e përgjithshëm, Olsian Çela.
Gjatë vizitës, Kos u takua gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, ku gjatë një konference të përbashkët, i dhuroi atij një fanellë basketbolli me numrin 11. Kos bëri një paralelizëm me golin më të shpejtë të Bajramit në Kampionatin Evropian, duke thënë se, ashtu si ai, Shqipëria mund të arrijë anëtarësimin në BE.
Mes batutave, ajo po ashtu u zotua që, pasi të mbyllen negociatat për anëtarësimin, do të ngjisë malin e Korabit. Përgjigjja e Ramës ishte me batuta, duke thënë se do të ketë një kryeministër të ri dhe të freskët kur Shqipëria të hyjë në BE, që do ta ngjisë deri në majën më të lartë.
Komisionerja Kos theksoi se Shqipëria e meriton të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe se integrimi do të forcojë edhe më shumë BE-në.
Ajo gjithashtu e vlerësoi Shqipërinë si një kampione të bashkëpunimit rajonal dhe vuri në dukje angazhimin e vendit për përmbushjen e kritereve të integrimit.