Deputeti i PD-së Dash Sula përsëriti akuzat ndaj kreut Berisha për marrëveshjen e vitit 2008 me asokohe kreun e PS-së Edi Rama, të cilën e cilësoi okulte e të turpshme dhe që i ka hapur rrugën listave të mbyllura.
Ai shtoi më tej se mbështet fuqimisht SPAK-un në punën e tij dhe premtoi të marrë dy mandat me koalicionin Lapaj-Shabani me të cilin u bashkua pas largimit nga PD-ja.
“E keqja e kësaj politike ka nisur në 21 prill 2008 në paktin e errët Berisha-Rama. shte një marrëveshje okulte, e turpshme dhe e kam votuar kundër, bashkë me Sali Shehun, profesor Rexhep Ukën e profesor Besnik Mustafajk. Dhe në 2009-ën ikën të gjitha ata që ishin kundër kreut të PD-së, shpëtuam vetëm unë dhe Gazment Oketa. Këtij parlamenti do i duhen burra e gra që janë të ndershëm dhe që punojnë për vendin dhe jo për shtëpinë e tyre. Jam pro SPAK-ut, po e pranoj. Kjo kastë e vjetër politike duhet të largohet dhe është çështje kohe para se kjo të ndodhë. Mbështëetje të plotë SPAK-ut në misionin për pastrimin e Shqipërisë.” – tha Sula.