Deri sot, qeveria gjermane e ka hedhur poshtë si një histori konspirative – por nuk mund të mohohet më: Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) e konsideroi një aksident laboratorik në Kinë si shkakun më të mundshëm të pandemisë Covid-19 në vitin 2020.
Për këtë u informua kancelarja Angela Merkel, qeveria e së cilës më pas vendosi ta mbajë të fshehtë tezën.
Qeveria pasardhëse e Olaf Scholz gjithashtu fshehu informacionin të shërbimit sekret, gjë që është zbuluar tani nga hulumtimi i “Süddeutscher Zeitung” dhe “Zeit”.
Ish-shefi i Shërbimit Sekret (BND), August Hanning, tha për BILD se ishte i habitur dhe akuzoi qeveritë e Merkel e Scholz për fshehje të qëllimtë.

Ish-shefi i BND-së August Hanning
Hanning, dikur kreu i të gjitha shërbimeve gjermane të sigurisë, tha për BILD: “Çdo informacion që është marrë në një mënyrë kaq të sigurt nga shërbimi ynë inteligjent, sigurisht që duhet t’i komunikohej publikut”.
“Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një demokraci liberale”
Nanoshkencëtari Profesor Roland wiesendanger nga Universiteti i Hamburgut gjithashtu ndihet i konfirmuar mbi qëndrimin e tij të para katër viteve. Ai mbështeti tezën e laboratorit në një studim me prova shkencore në vitin 2021 por u etiketua si teoricien konspirativ nga virologu Christian Drosten, ndër të tjera.

Nanoshkencëtari Prof Dr. Roland Wiesendanger arriti në përfundimin në vitin 2021 se provat tregojnë për një aksident laboratorik në Wuhan
Sot Wiesendanger i tha BILD: “Sigurisht, në fillim të një pandemie si kjo, ju përpiqeni të shmangni panikun. Informacioni se ishte një virus i manipuluar në një laborator ushtarak në Kinë, padyshim që do kishte shkaktuar panik.”
“Fakti që popullata thjesht është keqinformuar për një periudhë kaq të gjatë kohore, saqë shkencëtarët që kanë përfaqësuar publikisht tezën e laboratorit janë hedhur poshtë si teoricienët e konspiracionit, thjesht nuk mund të ndodhë në një demokraci liberale. Masat e ashpra kishin arsye të tjera”, thotë Wiesendanger
Sipas Wiesendanger, masat e ashpra të marra nga qeveria Merkel nuk ishin vetëm për shkak të shkallës së infeksionit.
“Nuk mund të ishte ashtu,” tha studiuesi për BILD.
Përkundrazi, ai dyshon: Kufizimet drastike të lirisë mund të ishin vendosur nën përshtypjen e gjetjeve të BND-së dhe informacionit nga shërbimet e tjera të inteligjencës perëndimore se virusi vinte nga një laborator ushtarak.
Kjo është pikërisht ajo që tashmë është pranuar në Britaninë e Madhe, thekson Wiesendanger. Masat atje u ashpërsuan sepse ekzistonte frika e bazuar se bëhej fjalë për një virus artificial.
Politikani i Partisë së Gjelbër Konstantin von Notz kërkon gjithashtu sqarime: “Nëse konfirmohet se kjo pandemi është e krijuar nga njeriu, diçka duhet të ndryshojë rrënjësisht në perceptimin tonë për këtë katastrofë. Sidomos duke pasur parasysh kufizimet masive të të drejtave themelore, një rishikim është “urgjentisht i nevojshëm”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bild
*Indicia për shkrimin marrë nga postimi i kardiokirurgut Edvin Priti në Facebook
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani