Rama ironizon listën e PD-së: Mustaqet e Kujtim Gjuzit e meritonin një vend, gjeldeti i Peqinit Dash Sula u arratis natën


Kryeministri Rama ironizoi listën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Ai e quajti listën e opozitës për Tiranën “tribunën VIP të kënetës” teksa përmendi “mustaqet e Kujtim Gjuzit” ndërsa e quajti deputetin demokrat Dash Sula gjeldet Peqini që u arratis nga PD-ja.

“Lista e Tiranës është tribuna e kënetës. Kujtim Gjuzi do e meritonte me nder një vend në tribunën e kënetës për Tiranën, me ato mustaqe që ka do e meritonte plotësisht. Ndërkohë Dash Sula u arratis dhe shkoi te Shqipëria Bëhet. Dash Sula është gjeldeti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë në llojin e vet, gjeldeti po i llojit të veçantë. Skuadra jonë kombëtare është krejt tjetër. E ndërtuar me shumë kujdes duke nisur që shtatorin e shkuar. Drejtuesit politikë të qarqeve nisin e bëjnë punën studimore të territorit, potencialeve e bashkëpunojnë me komunitetet, partinë, aktorë e faktorë të shoqërisë për të kuptuar kandidatët më të përshtatshëm.“ – tha Rama.