Deputeti i PD-së Dashnor Sula e quajti të padrejtë lënien e tij në listat e hapura nga kreu i PD-së Berisha.
Në një deklaratë për mediat Sula tha se ka luftuar pa u kursyer për PD-në e demokratët gjatë gjithë karrierës së tij politike ndërsa theksoi se ka qenë kundër marrëveshjes Berisha-Rama në vitin 2008.
Ai hodhi akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka për listat e deputetëve.
“Kam qenë kundër marrëveshjes Berisha-Rama në vitin 2008. Kam votuar kundër marrëveshjes bashkë me tre kolegë të tjerë. Kam dhënë maksimumin për PD-në garë gjithë këtyre viteve pa u kursyer. Qëllimi im dhe i demokratëve është maksimizimi i votës dhe fitorja në zgjedhje. Dola i pari në primare edhe pse nuk kam qenë fare këtu kur janë zhvilluar, kam qenë duke punuar me diasporën. Këto janë listat e Flamur Nokës. Kam qenë kundër vendimi të marrë nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës, sepse ishte i padrejtë.Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Partia Demokratike. I kam dhënë 20 vite kësaj partie, pa kërkuar asnjë përfitim. Por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm pse mbështes reformën në drejtësi”, – tha Sula.
Në zgjedhjet e 11 majit, Sula do garojë me partinë e Adriatik Lapajt, Shqipëria Bëhet.