Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Thumanë-Laç.
Një makinë tip Audi me drejtues F.T ka goditur për vdekje një këmbësorë i cili nuk është identifikuar ende nga policia.
Dhe pse ndërhyrja e policisë dhe ambulancës ka qenë i menjëhershëm ka qenë e kotë pasi këmbësori ka humbur jetën në vend.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Audi dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës.
“Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.