Shpërthim gjatë natës në Lezhë, dëme materiale në një lokal


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në lagjen Besëlidhja, Lezhë, pranë lumit Drin. Objekt i sulmit ishte një lokal, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.