Tabaku në listat e hapura: Ndoshta është strategji elektorale


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi në emisionin “Log” në News 24 vendosjen e saj në listë të hapur në qarkun e Tiranës.

Sipas saj ky vendim është marrë për të parë sesi do maksimizohet vota e PD-së.

Tabaku tha se ndoshta ajo është parë nga PD-ja si shumë e fortë dhe se tërhet votat e shtresës së mesme dhe të njerëzve të lirë dhe me profesione.

Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje. Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale”-deklaroi Tabaku.