Tabaku: PS-ja ka kohë që ka degraduar, 80 përqind të listës nuk i njihja


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar në emisionin “Log” të News 24 listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme deklaroi se nuk njeh shumë prej emrave në listën e PS-së.

Deputetja theksoi se një pjesë e madhe e kandidatëve ishin të panjohur për të.

Tabaku e cilësoi deputetin Erion Braçe si një “deputet 24 karat”, ajo tha se PS-ja ka degraduar.

Nuk njihja një pjesë të emrave në listën e PS-së. Erion Braçe prsh është një deputet 24 karat, që jeton me parlamentarizmin. Në tërësi, 80 përqind të listës së PS-së nuk e njihja.

Lista e mbyllur në Tiranë është e përmbysur. Nga pikëpamja e peshës dhe e kontributeve nuk pashë dikënd aty, siç kisha pakënaqësi unë. Për mua, PS ka kohë që ka degraduar”-deklaroi Tabaku.