Tuneli i Murrizit/ Berisha: 27 km rrugë kushtuan 450 mln euro, Lubi Balluku e inauguroi tre herë


Në fjalën e sotme për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha komentoi hapjen e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, për qarkullimin e automjeteve.

Berisha përmendi koston e rritur të ndërtimit të rrugës e cila sipas tij llogaritet 450 mln euro, për vetëm 27 km. Ish-kryeministri tha se 1 km e Rrugës së Arbrit ka kushtuar 1.2 herë se 1 km e Rrugës së Kombit.

Berisha: Rruga e Arbërit inaugurohet 16 vite pas fillimit të saj. 32 km u inauguruan para vitit 2013, 27 km rrugë të parashikuara për 160 mln euro kanë shkuar deri tani 450 mln euro. 3 herë mbi parashikimin. 1 km i saj ka kushtuar 1.2 herë më shtrenjtë se sa 1 km i Rrugës së kombit.

Tuneli i Murrizit është inauguruar sipas Ramës dhe Lubi Ballukut nga 2022, tre herë dhe nuk është inauguruar ndonjëherë. Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kondicionet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës ndër të cilat kompani daneze etj. Uroj edhe njëherë që të jetë i suksesshëm më së fundmi. Por zona është realisht problematike. Kurse parametrat e tjera të asaj rruge janë copë copë. Nuk ka asnjë parametër. 27 km rrugë ka kushtuar 450 mln euro, këta janë të lidhur me Edi Ramën, me një konglomerat.