U ndalua nga zgjedhjet presidenciale, kandidati i djathtë Georgescu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në Rumani


Kandidati presidencial rumun i krahut të djathtë Calin Georgescu ka paraqitur një apel në Gjykatën Kushtetuese pasi kandidatura e tij për t’u lejuar të marrë pjesë në rivotimin presidencial në maj u hodh poshtë me arsyetimin se ai ishte në shkelje të rregullave demokratike.

Byroja Qendrore Zgjedhore e Rumanisë (BEC) e hodhi poshtë të dielën kandidaturën e tij, duke shkaktuar përleshje të dhunshme midis mbështetësve të Georgescut dhe policisë në qendër të Bukureshtit, shkruan FT.

Ndalimi shkaktoi reagimin e pronarit të X dhe këshilltarit të Donald Trump, Elon Musk, i cili postoi “kjo është çmenduri” dhe vuri në pikëpyetje se si një gjyqtar mund t’i japë fund demokracisë në Rumani.

Georgescu dhe aleatët e tij të djathtë, të hënën u kërkuan mbështetësve “të mos përfshihen në veprime të dhunshme”, duke shtuar se ai i falënderoi për mbështetjen dhe i nxiti të “shkonin deri në fund” për paqen, demokracinë dhe lirinë.