14-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, Rekursi është bërë nga avokati i tij ndërsa kërkesa kërkon heqjen e masës arrest me burg për të miturin M.P.
Ai mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë që prej nëntorit 2024. I mituri akuzohet për vrasjen e Martin Canit, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” më 14 nëntor 2024.
Fillimisht të miturit ishin përplasur në shkollë ndërsa tre ditë më pas ndodhi krimi.
Dy të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja e sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.